Tjetër shfaqje iranofobike e Mike Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86798-tjetër_shfaqje_iranofobike_e_mike_pompeo
Sekretari amerikan i shtetit edhe një herë në kuadër të projektit të iranofobisë, edhe një herë ka akuzuar Iranin për rol destruktiv në rajonin e Azisë Perëndimore dhe për mbështetjen e terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • Tjetër shfaqje iranofobike e Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit edhe një herë në kuadër të projektit të iranofobisë, edhe një herë ka akuzuar Iranin për rol destruktiv në rajonin e Azisë Perëndimore dhe për mbështetjen e terrorizmit.

Mike Pompeo në raportin e tij për komitetin e jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, ka pretenduar se Irani vazhdon të përdor burimet e tij për zgjerimin e luftës në Irak, Jemen, Siri dhe më tutje. Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se grupi Houthi në Jemen ka lëshuar me dhjetëra raketa prodhim iranian në drejtim të Arabisë Saudite, ndërkohë që saudit janë mbrojtur përballë këtyre raketave. Këto pretendime të sekretarit amerikan të shtetit kundër popullit iranian nuk janë as të reja dhe as të fundit. Autoritetet radikalë dhe ekstremistë të Amerikës, në politikat e tyre për rajonin e Azisë Perëndimore, gjithmonë e kanë përdorur Iranin si pretekst për të justifikuar dështimet dhe disfatat e tyre në rajon. Roli pozitiv dhe me ndikim i Iranit në rajonin strategjik të Azisë Perëndimore, është bërë pengesë për zbatimin e politikave hegjemoniste të Amerikës dhe aleatëve të saj. Roli i Iranit në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe në Irak ka penguar zbatimin e projektit të amerikanëve për të shtrirë praninë e grupit terrorist ISIS në këto dy vende arabe. Irani me kërkesë zyrtare të qeverive të Irakut dhe Sirisë për të dhënë ndihmë në luftën kundër terrorizmit ka bashkëpunuar me këto vende për të çrrënjosur të ashtuquajturin kalifat i ISIS. Roli konstruktiv i Iranit në luftën kundër terrorizmit, bëri të qartë qëndrimin e dyfishtë të perëndimit dhe sidomos të Amerikës në luftën kundër këtij fenomeni. Rrënjët e pretendimeve të autoriteteve amerikane kundër Iranit duhen kërkuar në sjelljen e  dyfishtë të atyre me fenomenin e terrorizmit. Sipas shumë raporteve Amerika ka luajtur rol në formimin dhe shfaqjen e ISIS në Irak dhe më pas në praninë e grupeve terroriste në Siri. Një prej veteranëve amerikanë të luftës në librin e tij të kujtimeve ka zbuluar ndihmat e Amerikës për formimin e grupit terrorist ISIS në rajon. Vincent Emanuenel, veteran amerikan i luftës në Irak nga viti 2003 deri në vitin 2011, në librin e tij të kujtimeve thotë: Si një ushtarak ka ndihmuar në formimin e ISIS dhe krimet e kryera nga ushtria amerikane në Lindjen e Mesme janë bërë shkak për shfaqjen e ISIS. Kujtimet e këtij veterani amerikan në luftën në Irak tregojnë vetëm një pjesë të sjelljes së dyfishtë të Amerikës kundrejt çështjes së terrorizmit. Ahmed Musavi Mubaleg ekspert i çështjeve politike në Afganistan thotë: Amerika nuk ka qenë e sinqertë në luftën kundër terrorizmit në Afganistan. Një tjetër shembull i sjelljes së dyfishtë të Amerikës është mbështetja e saj për vende si Arabia Saudite që janë burimi kryesor i eksportimit të terrorizmit në botë. Regjimi Al Saud megjithëse ka një rol destruktiv në rajonin e Azisë Perëndimore duke mbështetur terrorist, ai posedon mbështetjen e Amerikës dhe në luftën kundër Jemenit ka ombrellën mbrojtëse të Amerikës. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se qeveria saudite është baza e ideologjisë takfiriste dhe vendi i eksportimit të terrorizmit të organizuar në nivel global.