19 të vdekur nga zjarri në Bangladesh
(last modified Thu, 28 Mar 2019 19:19:13 GMT )
Mars 28, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • 19 të vdekur nga zjarri në Bangladesh

Bilanci i viktimave nga shpërthimi i zjarrit në ndërtesën e lartë në Dhaka, në kryeqytetin e Bangladeshit ka arritur në 19.

Ndërkohë 70 njerëz janë plagosur, raportojnë mediat lokale. Zjarrfikësit kanë hyrë në ndërtesë pasi arritën të kontrollonin flakët që arritën deri në katin 19-të në lagjen Banani. Besohet se janë vendosur në katet e sipërme të ndërtesës për të shuar flakët. Mediat lokale raportuan se njerëzit bërtisnin për ndihmë nga dritaret dhe 6 persona u hodhën për ti shpëtuar djegieve. Në vendngjarje arritën ekipet e zjarrfikësve dhe njësi të marinës e forcave ajrore erdhën në ndihmë. Ende nuk dihet shkaku që shkaktoi zjarrin në zonën tregtare në Dhaka.

 

Tags