Pushtuesit sionistë në aleancë me terroristët
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB lidhur me rrënjët e terrorizmit ka thënë se pushtimi i huaj është bërë shkak për krijimin e aleancës mes pushtueseve dhe terroristëve ashtu siç izraelitët kanë ndihmuar terroristët në Siri.
Isak Al Habib, i pranishëm në takimin e KS të OKB ku është analizuar çështja e luftës kundër terrorizmit tha se terrorizmi është një rrezik global, përballja me të cilin ka nevojë për vullnet dhe angazhim të përgjithshëm. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke rikujtuar martirizimin e 17 mijë iranianë gjatë sulmeve të terroristëve theksoi vullnetin e plotë të Iranit për të luftuar terrorizmin dhe më tutje përmendi disa nga masat e marra nga Irani për tu përballur me financimet ndaj terrorizmit. Al Habib më tutje përmendi të ardhurat e grupit terrorist ISIS nga shitja e naftës, veprave antike dhe kulturore që ka vjedhur dhe grabitur në Siri dhe në Irak shtoi se disa vende nuk kanë vullnet politik për tu përballur me burimet financiare të terrorizmit. Përfaqësuesi i Iranit në OKB tha se disa vende në emër të terrorizmit synojnë të realizojnë objektivat e tyre politike dhe shtoi: Të tilla veprime janë të jashtëligjshme dhe ato vende që kanë sjellje të këtillë janë po ato vende që vetë kanë krijuar disa grupe terroriste dhe atyre u kanë dhënë ndihma financiare dhe ushtarake.