Parisi kurrë nuk pranon diktimin e politikës së Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86829-parisi_kurrë_nuk_pranon_diktimin_e_politikës_së_amerikës
Ministri i ekonomisë dhe financave të Francës deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do t’i japë përgjigje pozitive politikës së diktuar nga Amerika.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2019 11:37 Europe/Tirane
  • Parisi kurrë nuk pranon diktimin e politikës së Amerikës

Ministri i ekonomisë dhe financave të Francës deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do t’i japë përgjigje pozitive politikës së diktuar nga Amerika.

Agjencia a lajmeve ISNA njoftoi se Bruno Lumer, ministri i ekonomisë dhe financave të Francës, në një intervistë me gazetën franceze “Le Figaro”, ka thënë: “Evropa e di shumë mirë se Amerikës është bërë një partnerë i vështirë ndërsa edhe një superfuqi tjetër si Kina është duke forcuar pozitën e saj në arenën globale”.

Lumer gjithashtu ka thënë: “Superioriteti ynë politik ka lidhje të ngushtë me superioritetin teknologjik”.

Ky funksionar francez ka thënë: “Franca kurrë nuk do të pranojë politikat e diktuara të Amerikës në kuadër të zbatimit të ligjeve të këtij vendi jashtë kufijve rajonal të tij”.  

Ai ka shtuar: “Tani ka ardhur koha që Evropa të tregojë vetën si një fuqi e pavarur dhe të investojë në fushën e teknologjive të veçanta të saj. Evropa duhet të mund të qëndrojë përball sfidave amerikane dhe kineze në fushën ekonomike dhe të realizojë qëllimet e saj në projektet e veta në fushën e prodhimit dhe zhvillimit të teknologjisë”.