Mundësia e ndryshimit të sistemit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86842-mundësia_e_ndryshimit_të_sistemit_të_zgjedhjeve_presidenciale_në_amerikë
Një senator demokrat në Amerikë ka kërkuar heqjen e Kolegjit zgjedhor në sistemin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjen e presidentit direkt me votën e popullit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2019 02:50 Europe/Tirane
  • Mundësia e ndryshimit të sistemit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Një senator demokrat në Amerikë ka kërkuar heqjen e Kolegjit zgjedhor në sistemin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjen e presidentit direkt me votën e popullit.

Jeff Merkeli senator amerikan në Amerikë ka paraqitur një plan i cili në rast se miratohet do të ndryshojë të gjithë sistemin zgjedhor në këtë vend. Për momentin populli amerikan nuk zgjedh direkt presidentin por zgjedh përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor të cilët më pas zgjedhin presidentin. Për këtë arsye senatori Merkeli ka propozuar ndryshime në kushtetutën e Amerikës dhe heqjen e kolegjit zgjedhor me qëllim që presidenti të zgjidhet direkt me votën e popullit. Senatori i shtetit Oregan në Amerikë, sistemin aktual zgjedhor në Amerika e ka quajtur krejtësisht të padrejtë dhe ka thënë se në dy dekadat e fundit në krye të shtetit të zgjidhen 2 persona edhe pse ata nuk kanë pasur shumicën e votave të popullit. Në vitin 2016 presidenti Donald Trump edhe pse kishte marrë më pak vota se rivalja demokrate Hillari Klinton, ai u zgjodh president pasi ishte zgjedhor nga këshilli zgjedhor.