Amerika përpiqet të ndërpresë eksportin e naftës së Venezuelës
Mars 30, 2019 02:50 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Amerikës për çështjet e Venezuelës ka thënë se Uashingtoni ka nisur bisedimet me tregtarët e naftës dhe qeveritë për të ndaluar blerjen e naftës së Venezuelës.
Elliott Abrams gjithashtu pretendoi se është projektuar një plan me disa masa si sanksione dhe embargo ekonomike për të ushtruar presione ndaj qeverisë së Venezuelës, plan i cili i është dorëzuar Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit. Më datë 11 Mars, Abrams kishte deklaruar se në ditët në vazhdim Amerika do të vendosë sanksione të reja kundër Venezuelës. Amerika mbështet opozitën në Venezuelë për të rrëzuar qeverinë me grusht shteti.
Tags