Në Londër, protesta kundër krimeve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86877-në_londër_protesta_kundër_krimeve_të_regjimit_sionist
Në përvjetorin e protestës së madhe për të drejtën e kthimit të palestinezëve, me qindra myslimanë dhe aktivistë të grupeve të shoqërisë civile dhe të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë protestuar në Londër kundër krimeve të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2019 10:22 Europe/Tirane
  • Në Londër, protesta kundër krimeve të regjimit sionist

Në përvjetorin e protestës së madhe për të drejtën e kthimit të palestinezëve, me qindra myslimanë dhe aktivistë të grupeve të shoqërisë civile dhe të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë protestuar në Londër kundër krimeve të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me qindra anëtarë të organizatave për mbrojtën e të drejtave të njeriut dhe përkrahës të Palestinës si Koalicioni për Ndaljen e Luftës, Fushata për Solidaritet me Palestinën, Miqtë e Al-Aksa dhe Komuniteti i Palestinezëve në Angli ditën e shtunë me rastin e përvjetorit të parë të protestës së madhe për të drejtën e kthimit kanë organizuar tubim protestues në Londër dhe kanë deklaruar solidaritetin me Palestinën.

Pjesëmarrësit në këtë tubim protestues janë mbledhur para ambasadës së regjimit sionist në Londër dhe kanë ngritur flamurin e Palestinës dhe kanë hedhur slogane duke dënuar krimet e regjimit sionist, sidomos agresionin e fundit ushtarak të Tel Avivit ndaj Rripit të Gazsë.

Në këtë tubim protestues kanë marrë pjesë edhe shumë aktivistë të organizatave të ndryshme si dhe hebrenjtë kundër sionizmit të cilët duke mbajtur fjalime kanë dënuar krimet e regjimit sionist dhe kanë kërkuar çlirimin e territoreve të pushtuara, heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës dhe mbështetjen e të drejtës për kthimin e refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre.