Situata e Brexit dhe qëndrimet e BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86891-situata_e_brexit_dhe_qëndrimet_e_be
Jean-Claude Juncker në një intervistë për agjencinë RAI të Italisë ka thënë se BE ka duruar deri tani që Parlamenti anglez të marrë vendim pozitiv, vendim që deri tani nuk është marrë dhe shtoi se durimi i unionit ka kufi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2019 03:18 Europe/Tirane
  • Situata e Brexit dhe qëndrimet e BE

Jean-Claude Juncker në një intervistë për agjencinë RAI të Italisë ka thënë se BE ka duruar deri tani që Parlamenti anglez të marrë vendim pozitiv, vendim që deri tani nuk është marrë dhe shtoi se durimi i unionit ka kufi.

Marrëveshja për Brexit dështoi për herë të tretë në Londër. BE-ja tani pret propozime të reja nga Kryeministrja May. Disa skenarë janë të mundshëm para takimit të posaçëm të BE-së më 10 prill. Parlamenti londinez zgjodhi opsionin më të padëshiruar si për institucionet e BE-së ashtu edhe për shumicën dërrmuese të 27 shteteve anëtare. Me këtë “Jo” të tretë (344 pro, 286 kundër), po shtohen gjasat e Brexit-it të ashpër. Si datë e daljes është paraparë 12 prilli, siç e caktuan një javë më parë, krerët e BE-së, së bashku me kryeministren britanike Theresa May, vendosën të zhvillonin një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Sipas negociatorit të BREXIT-it, Michel Barnier, kryeministrja britanike ka tani vetëm dy opsione: Ose të kërkojë sërish zgjatjen e negociatave, sipas nenit 50 të Traktateve të BE-së ose ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja, pa marrëveshje dhe pa një fazë kalimtare.