Pompeo shpreson për një takim të ri midis Trumpit dhe Kimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86895-pompeo_shpreson_për_një_takim_të_ri_midis_trumpit_dhe_kimit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mikeo Pompeo, shfaqi shpresën për një samit të ri midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un, i cili do të mbahej në muajt e ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2019 16:54 Europe/Tirane
  • Pompeo shpreson për një takim të ri midis Trumpit dhe Kimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mikeo Pompeo, shfaqi shpresën për një samit të ri midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un, i cili do të mbahej në muajt e ardhshëm.

Samiti, sipas tij, do të synonte të shënonte "hapin e parë domethënës" drejt çarmatosjes bërthamore të Gadishullit Korean. "Shpresoj që në muajt e ardhshëm, udhëheqësit do të mund të takohen", tha Pompeo. Ai shtoi se duhet pasur kujdes dhe të mos parashikohet data e samitit të tretë eventual. Kim dhe Trump, për herë të parë, janë takuar vitin e kaluar në Singapor, ndërsa herën e dytë në fund të shkurtit në Hanoi. Takimi i fundit ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor. Në takimin e parë në Singapor, Trump dhe Kim kanë thënë se synojnë çarmatosjen e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.