Stoltenberg: NATO nuk synon izolimin e Rusisë
(last modified Wed, 03 Apr 2019 18:52:37 GMT )
Prill 03, 2019 20:52 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: NATO nuk synon izolimin e Rusisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca veri-atlantike nuk synon ta izolojë Rusinë, mirëpo është duke kërkuar marrëdhënie më të mira me Moskën.

Stoltenberg i ka bërë këto komente më 3 prill në një fjalim para Kongresit amerikan, duke shënuar kështu herën e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i drejtohet legjislativit amerikan. Në fjalimin e tij, Stoltenberg ka kritikuar atë që e ka cilësuar si “Rusi më kategorike” dhe i ka bërë thirrje Moskës që të zbatojë traktatet për kontroll të armëve, që datojnë nga periudha e Luftës së Ftohtë. Vizita e Stoltenbergut ka ardhur pasi ministrat e Jashtëm të 29 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Uashington për të shënuar 70-vjetorin e aleancës dhe për të diskutuar kërcënimet e sigurisë, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Rusinë dhe Afganistanin.

 

Tags