Brexit pa marrëveshje, deputetët votojnë kundër
Deputetët kanë votuar në shumicë për të detyruar kryeministren të kërkojë një zgjatje të procesit të Brexit, në një përpjekje për të shmangur ndonjë skenar pa marrëveshje.
Yvette Cooper e Partisë Laburiste udhëhoqi masën, të cilën e kaluan në Dhomë brenda ditës. Pr.ligji do të ketë nevojë për miratimin e Lordëve që të bëhet ligj, ndërsa BE është ajo që vendos nëse do të japë një shtyrje afati. Kjo vjen ndërkohë që bisedimet midis kryeministres Theresa May dhe udhëheqësit të Partisë Laburiste Jeremy Corbyn për t'i dhënë fund bllokimit të Brexit vazhdojnë. Diskutimet mes dy udhëheqësve të mërkurën u përshkruan si "konstruktive", por u kritikuan nga deputetët në të dyja partitë. Ndërkohë, Kancelari Philip Hammond pret që Brukseli të insistojë në një vonesë të gjatë ndaj Brexit dhe të përshkruajë një votim publik për të miratuar çdo marrëveshje përfundimtare si "një propozim të përkryer të besueshëm". Më herët lideri i BE-së, Jean Claude Juncker tha se do të punohet deri në momentin e fundit për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje, por pranoi se ky duket tani se do të jetë rezultati më i mundshëm. Kryeministrja britanike kërkoi më herët ndihmën e opozitës për të kapërcyer ngërçin dhe kjo ka bërë që të përballet me kritikat e deputetëve të partisë së saj. Sidoqoftë, ajo tha se të gjithë deputetët kanë përgjegjësi për jetësimin e Brexitit. Britania e Madhe duhet të largohej nga blloku më 29 mars, por kryeministrja mundi të merrte miratimin e BE-së për një shtyrje të shkurtër dhe tani, skadenca e radhës është 12 prilli dhe pak gjasa ka që të ketë një zhvillim pozitiv deri në këtë datë.