Pretendimet e Pompeo mbi mbështetjen ndaj ANEA
Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumë e rëndësishme në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare mirëpo Amerika me vendimin e saj të njëanshëm më 8 maj është larguar nga kjo marrëveshje me synimin e vetëm që është shkatërrimi i saj.
Veprimtaria kundër marrëveshjes bërthamore e Amerikës nuk është pranuar nga grupi 4+1 i përbërë nga Rusia, Kina dhe Trojka evropiane, d.m.th. Gjermania, Franca dhe Britania. Uashingtoni shumë herë ka akuzuar Iranin për gjoja moszbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe në disa raste ka hedhur pretendime mbi gjoja përpjekjet e Iranit për prodhimin e bombës atomike, mirëpo ANEA e cila është përgjegjëse për inspektimin dhe monitorimin e marrëveshjes bërthamore, ka hedhur poshtë pretendimet mashtruese të Donald Trump lidhur me programin bërthamore të Iranit dhe ka theksuar se Irani ka respektuar plotësisht këtë marrëveshje. ANEA në 14 raportet e saj gjithmonë ka konfirmuar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Ditën e mërkurë, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit në një takim me Jokia Amano drejtorin e përgjithshëm të ANEA gjatë vizitës së këtij të fundit në Uashington, theksoi mbështetjen e Amerikës për veprimet e ANEA në ndalimin e përhapjes së armëve atomike dhe përhapjen e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore dhe si një organ që teston dhe monitoron programin bërthamor të Iranit. Jokia Amano në qëndrimin e tij më të fundit në këtë fushë në një takim të KS të OKB edhe një herë ka theksuar zbatimin e plotë të angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë: që nga viti 2009 e tutje nuk është vënë devijim në aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike të Iranit. Amano ka theksuar se inspektorët e ANEA kanë akses të plotë në të gjitha qendrat dhe zonat e nevojshme në Iran dhe në të njëjtën kohë Teheranit i është kërkuar që të zbatojë në formë të plotë të gjitha përgjegjësitë që ai ka. Mesa duket Amerika nuk i ka kushtuar vëmendje raportit të ANEA lidhur me aktivitetet bërthamor të Iranit dhe është mjaftuar vetëm me pretendimet mashtruese të regjimit sionist në këtë çështje. Pjesëtarët e grupit 4+1, përkundër qëndrimit të Amerikës e cila pretendon se Irani nuk ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe se kjo marrëveshje nuk është efikase për kontrollimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, janë të mendimit se Teherani jo vetëm që ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe përgjegjësitë e tij n kuadër të marrëveshjes bërthamore, por kjo marrëveshje është bërë shkak për parandalimin e tensioneve dhe kontesteve të reja në rajon dhe në shkallë botërore. Pretendimet boshe dhe të ekzagjeruara të Uashingtonit mbi gjoja mos zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit më në fund përfundoi me tërheqjen e Uashingtonit nga kjo marrëveshje, që më pas u kthye në pretekst të ushtrimit të presioneve nga Amerika kundër Iranit. Siç thotë Brian Hook, përgjegjësi i grupit të punës për Iranin në Departamentin Amerikan të shtetit: Uashingtoni është larguar nga marrëveshja bërthamore me qëllim që të ketë mundësi të ushtrojë presione mbi Teheranin dhe të zbatojë politikën e presionit maksimal kundër Iranit.