Takimi i jashtëzakonshëm i KS të OKB mbi situatën në Libi
(last modified Fri, 05 Apr 2019 07:32:27 GMT )
Prill 05, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Takimi i jashtëzakonshëm i KS të OKB mbi situatën në Libi

Me afrimin e grupit të ashtuquajtur Ushtria Kombëtare e Libisë, afër Tripolit kryeqytetit të Libisë, që për pasojë shtoi konfliktet e armatosura në këtë vend, KS i OKB do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të analizuar situatën në Libi.

Sipas agjencisë France 24 takimi i KS të OKB do të fokusohet në lëvizjet e trupave të gjeneral Khalifa Haftar, komandanti i ushtrisë kombëtare të Libisë. Haftar ka deklaruar nisjen e sulmit kundër Tripolit dhe nga banorët e kryeqytetit ka kërkuar të mos rezistojnë dhe të dorëzohen përballë trupave të tij. Antonio Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar mundësinë e nisjes së konflikteve të gjera të armatosura mes grupeve rivale në Libi dhe për këtë u ka kërkuar atyre të vetëpërmbahen. Më herët në janar të vitit 2019 në Adisabeba të Etiopisë është mbajtur një takim me qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcave që mbajnë nën kontroll lindjen e Libisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre. që nga koha e rënies së Muamer Gadafit në vitin 2011, diktatorit Liban që u rrëzua me ndërhyrjen e Amerikës dhe të NATO-s, Libia vazhdon të përballet me probleme të sigurisë dhe luftës. Në këtë vend janë ngritur 2 qeveri, njëra e drejtuar nga Fajez Seraxh në Tripoli dhe tjetra është qeveria e gjeneral Haftar në lindje të vendit.

Tags