Amano: Arabia Saudite duhet të pranojë inspektorët bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86990-amano_arabia_saudite_duhet_të_pranojë_inspektorët_bërthamor
Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së deklaroi se Arabia Saudite sapo të marrë ngarkesën e parë me lëndë bërthamore, përfshihet në traktatin e inspektimit të përgjithshëm dhe duhet të lejojë inspektorët e ANEA-së të inspektojnë centralet e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Amano: Arabia Saudite duhet të pranojë inspektorët bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së deklaroi se Arabia Saudite sapo të marrë ngarkesën e parë me lëndë bërthamore, përfshihet në traktatin e inspektimit të përgjithshëm dhe duhet të lejojë inspektorët e ANEA-së të inspektojnë centralet e këtij vendi.

Gazeta britaneze "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, ka theksuar se Arabia Saudite para se të importojë lëndët bërthamore për reaktorin që është duke përfunduar në Riad, duhet të pranojë programin e inspektorëve dhe rregulloret e tjera të inspektimit të ANEA-së.

Megjithatë ai ka theksuar se Riadi akoma nuk ka bërë transparent qëllimet dhe motivet bërthamore të tij.

Amano ka thënë: "Ata akoma nuk kanë thënë "PO" ose "JO" dhe aktualisht janë duke menduar për këtë çështje.

Amano gjithashtu ka theksua: "ANEA që nga viti 2014, ka zhvilluar kontakte me Arabinë Saudite në lidhje me këtë reaktor i cili do të përfundojë tërësisht në vitin 2019 dhe kjo çështje nuk është sekrete".

Amano shtoi: "Menjëherë pas marrjes së lëndëve të nevojshme për këtë reaktor, Arabia Saudite përfshihet në traktatin për inspektim dhe duhet t'i respektojë rregulloret përkatëse".