Papa kritikon inkuadrimin e perëndimit në vrasjet në Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87002-papa_kritikon_inkuadrimin_e_perëndimit_në_vrasjet_në_lindjen_e_mesme
Lideri i katolikëve të botës ka thënë se Evropa dhe Amerika kanë shitur armë që janë përdorur për vrasjen e civilëve sidomos të fëmijëve në Afganistan, Siri dhe Jemen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 07, 2019 10:49 Europe/Tirane
  • Papa kritikon inkuadrimin e perëndimit në vrasjet në Lindjen e Mesme

Lideri i katolikëve të botës ka thënë se Evropa dhe Amerika kanë shitur armë që janë përdorur për vrasjen e civilëve sidomos të fëmijëve në Afganistan, Siri dhe Jemen.

Papa Francis në një takim me studentët dhe profesorët e universitetit Saint Carlo në Milano ka thënë: Perëndimi prodhon armë që të tjerët të  vrasin njëri-tjetrin. Nëse nuk do të shiteshin armët evropiane dhe amerikane në vende si Afganistani, Jemeni dhe Siria, lufta në këto vende nuk do të ekzistonte. Ato vende që prodhojnë dhe shesin armë, duhet t’i vrasë ndërgjegjja për shkak të vrasjes së fëmijëve dhe shkatërrimit të familjeve. Papa në vazhdim dënoi politikat kundër emigracionit të liderëve perëndimorë dhe tha: Perëndimi me politikat e padrejta ekonomike ka shkaktuar disnivele, përveç kësaj nuk duhet pasur frikë nga emigrantët pasi ata për ne sjellin pasuri dhe Evropën e kanë ndërtuar emigrantët. Papa për përmendur Trumpin tha: Ata që kanë një zemër raciste duhet të pendohen pasi ai që ndërton mur apo pengesa me tela me gjemba, në fund të fundit vetë do të bjerë në burgun e këtyre pengesave.