Amerika kërkon ndërprerjen e menjëhershme të sulmit kundër Tripolit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87021-amerika_kërkon_ndërprerjen_e_menjëhershme_të_sulmit_kundër_tripolit
Amerika ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve të gjeneral Haftar kundër Tripolit. Kjo është në kohën kur Rusia ka penguar nxjerrjen e një deklarate nga KS i OKB për ndërprerjen e sulmit kundër Tripolit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 08, 2019 05:17 Europe/Tirane
  • Amerika kërkon ndërprerjen e menjëhershme të sulmit kundër Tripolit

Amerika ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve të gjeneral Haftar kundër Tripolit. Kjo është në kohën kur Rusia ka penguar nxjerrjen e një deklarate nga KS i OKB për ndërprerjen e sulmit kundër Tripolit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Jazeera, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo shprehu shqetësimin e thellë të Uashingtonit ndaj luftimeve dhe konflikteve në afërsi të Tripolit dhe ka kërkuar ndërprerjen e luftës. Ne jemi duke kontaktuar me partnerët ndërkombëtarë që të shtojnë presionet ndaj liderëve libianë që ata të kthehen në tryezën e bisedimeve. Vlen të theksohet se operacioni i quajtur Tufani i Dinjitetit i gjeneral Haftar kundër Tripolit ka nisur prej disa ditësh por ai është përballur me reagimin e qeverisë së Tripolit e njohur nga Bashkësia Ndërkombëtare.