Kongresmenia amerikane: Donald Trump nuk kupton
Ilhan Omar kongresmene myslimane e cila është kritikuar ashpër nga lobi sionist dhe përkrahësit e regjimit sionist, ka kërkuar që Donald Trump t’i kërkojë asaj të falur për shkak të ofezave të kryera nga ai.
Gjatë një fjalimi në koalicionit e republikanëve çifutë në Amerikë, presidentit amerikan Donald Trump foli mbi mbështetjen e Uashingtonit ndaj regjimit sionist dhe sulmoi kongresmenen Omar. Në fjalimin e tij Donald Trump ka thënë: Shpreh falënderime speciale për Ilhan Omar, pastaj ndërpreu fjalimin dhe tha “ Harrova, ajo nuk e do Izraelin. Nga ana e saj kongresmenia Omar, pasi ka ritransmetuar fjalimin e Donald Turmp, atij i është përgjigjur me një thënie të profetit të nderuar të islamit hazretit Muhamed (s.a.v.s) i cili ka thënë: O Zot fale fisin tim për shkak se ata nuk kuptojnë. Vlen të theksohet se një prej përkrahësve të presidentit amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vdekje kongresmenen Ilhan Omar.