Deti i Zi: Flota ruse në alarm
(last modified Mon, 08 Apr 2019 19:01:33 GMT )
Prill 08, 2019 21:01 Europe/Tirane
  • Deti i Zi: Flota ruse në alarm

Si pjesë e një reagimi të shpejtë, luftanijet ruse dhe sistemet raketore janë vendosur "në shërbim", ndërsa NATO po zhvillon një stërvitje në Detin e Zi.

Anijet zbuluese të flotës ruse të Detit të Zi dhe luftanijet sulmuese si dhe sistemet e raketave bregdetare janë vënë në gatishmëri të lartë, njëkohësisht me manovrat e NATO-s, tha Qendra Kombëtare e Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare ruse e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes, e cituar nga kanali televiziv RT. Flota ruse e Detit të Zi po krijon një paketë masash për të monitoruar anijet e NATO-s në mënyrë që të reagojë shpejt ndaj emergjencave të mundshme, tha Qendra në një deklaratë të publikuar të hënën (8 prill). Manovra e NATO-s Sea Shield-2019, filloi të hënën në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Anije dhe aeroplanë nga Shtetet e Bashkuara, Bullgaria, Greqia, Kanadaja, Hollanda, Rumania dhe Turqia marrin pjesë në këtë manovër në bashkëpunim me forcat e armatosura të Gjeorgjisë dhe Ukrainës, raporton Agjencia ruse e lajmeve TASS News. Për diplomacinë ruse, manovra e NATO-s vetëm do të rrisë rreziqet ushtarake në rajon.

 

Tags