Rasti Khashoggi, 16 shtetasve sauditë u ndalohet hyrja në Amerikë
(last modified Tue, 09 Apr 2019 06:19:54 GMT )
Prill 09, 2019 08:19 Europe/Tirane
  • Rasti Khashoggi, 16 shtetasve sauditë u ndalohet hyrja në Amerikë

Qeveria amerikane pas rreth 6 muajsh nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan për 16 shtetas të Arabisë Saudite për shkak të implikimit të tyre në vrasjen e këtij gazetari.

Sipas vendimit të qeverisë amerikane, 16 personat e implikuar në dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Khashoggi dhe familjarët e tyre janë të ndaluar të futen në Amerikë. Mes personave që janë ndaluar të futen në Amerikë është Saud Al-Kehtani këshilltari i lartë i princit të kurorës së Arabisë Saudite. Sipas deklaratave të mëhershme të CIA-as amerikane, Princi saudit në Stamboll dërgoi një ekip prej 15 oficerë specialë dhe 3 mjekë ligjorë të pajisur me mjete kimike dhe një sharrë hekuri dhe Bin Selman ka dhënë urdhër për garantimin e fluturimeve me avionë të këtyre personave. Mbështetja e 2 milion njerëzve për Jamal Khashoggi dhe kundërshtimi i tyre ndaj Bin Selman dhe përpjekja e Jamal Khashoggi për hapjen enjë partie politike në Kanada dhe Amerikë ishin arsyet e vrasjes së tij. Muhamed Bin Selman princi i kurorës në Arabinë Saudite dhe forcat e shërbimit informativ të këtij vendi prej mëse një viti kanë ndjekur Jamal Khashoggi në Uashington dhe ishte parashikuar që ai të vritej në një restorant mirëpo CIA ka arrestuar forcat e Arabisë Saudite.  Kolumunisti i “Uashington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll. Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre.

Tags