Japoni: Nuk ndjekim politikat e Amerikës kundër Iranit
(last modified Wed, 10 Apr 2019 14:09:03 GMT )
Prill 10, 2019 16:09 Europe/Tirane
  • Japoni: Nuk ndjekim politikat e Amerikës kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Japonisë në reagim ndaj shpalljes "organizatë terroriste" të Gardës Revolucionare të Iranit nga ana e Amerikës, ka theksuar ruajtjen e miqësisë me Iranin dhe mosndjekjen e politikave të Uashingtonit në këtë drejtim.

Taro Kano, ministri i punëve të jashtme të Japonisë, deklaroi se vendi i tij është i vendosur që të mos ndjek vendimin e Amerikës për shpalljen "organizatë terroriste" të Gardës Revolucionare të Iranit.

Ai në lidhje me këtë tha: "Japonia ka ruajtur marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Iranin dhe vazhdon përpjekjet e duhura për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut.

Megjithëkëtë Kano në një pjesë të fjalës së tij ka kërkuar ndërprerjen e programit raketor të Iranit, sepse sipas mendimit të tij kjo është e domosdoshme për garantimin e stabilitetit të rajonit.

 

Tags