Grusht shteti në Sudan, ushtria rrëzon presidentin Omar Bashir
Prill 11, 2019 07:30 Europe/Tirane
Kanali televiziv Mejadin njoftoi rrëzimin e Omar Bashir president i Sudanit pas një grushti shteti të organizuar nga ushtria.
Në kryeqytetin Khartum të Sudanit trupat e ndërhyrjes së shpejtë janë përhapur kudo nëpër rrugë. Me mijëra kundërshtarë gjithashtu janë mbledhur përballë komandës qendrore të Sudanit me kërkesën për rrëzimin e Omar Bashir. Radiotelevizioni shtetëror ka ndërprerë programet ditore dhe ka transmetuar direkt himnin kombëtar duke publikuar deklaratën e rëndësishme të forcave të armatosura. Prej dhjetorit 2018 Sudani po përjeton protesta kundër administrimit të keq të ekonomisë në vend.
Tags