Mogherini u kërkon palëve në Libi të vetëpërmbahen
(last modified Fri, 12 Apr 2019 07:12:58 GMT )
Prill 12, 2019 09:12 Europe/Tirane
  • Mogherini u kërkon palëve në Libi të vetëpërmbahen

Shefja e politikës së jashtme të BE u ka kërkuar palëve të futura në konflikt në Libi që të vetëpërmbahen dhe të gjejnë rrugëzgjidhje politike. Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, bëri sot thirrje për ndalimin e të gjitha veprimeve ushtarake në Libi, pavarësisht nëse vijnë nga brenda apo jashtë.

“Udhëheqja politike dhe ushtarake e Libisë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të sjellë një tranzicion paqësor”, tha ajo. Pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme, Mogherini theksoi se vendet anëtare të BE-së janë unanime në kërkesën e tyre për krijimin e plotë dhe të menjëhershëm të një baze humanitare në këtë fushë. “Ne ftojmë të gjithë që të shmangin vullnetin e aksionit, të kthehen në tryezën e negociatave nën kujdesin e OKB-së dhe të sigurojnë atë që do populli libian, që është paqja dhe stabiliteti për vendin”, tha ajo. Sipas saj, gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur dhe si një shembull për këtë përmendi zhvillimet e fundit rreth aeroportit në Tripoli.

 

 

Tags