Jep dorëheqjen kreu I këshillit të tranzicionit në Sudan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87147-jep_dorëheqjen_kreu_i_këshillit_të_tranzicionit_në_sudan
Njoftohet se ministri i mbrojtjes i Sudanit dhe kreu i këshillit ushtarak qeverisës, Aëad Ibn Auf, ka dhënë dorëheqjen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2019 03:40 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen kreu I këshillit të tranzicionit në Sudan

Njoftohet se ministri i mbrojtjes i Sudanit dhe kreu i këshillit ushtarak qeverisës, Aëad Ibn Auf, ka dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë, Abdel Fattah al-Burhan është emëruar kreu i ri i këshillit ushtarak qeverisës i Sudanit. Të enjten, ushtria sudaneze njoftoi “dorëheqjen” e presidentit Omar al-Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989, pas disa muajve të protestave popullore kundër qeverisjes së tij. Ushtria po ashtu njoftoi një “fazë tranzitore” dyvjeçare që do të mbikëqyret nga këshilli ushtarak, pezullimin e kushtetutës së Sudanit të vitit 2005, si dhe shpërbërjen e presidencës së vendit, të parlamentit dhe të këshillave të ministrave. Partitë opozitare sudaneze dhe sindikatat profesionale, nga ana e tyre, kanë shprehur “refuzim total” të asaj që ata e përshkruajnë si “grusht shteti ushtarak”.