Ushtria e Sudanit: Nuk do lejojmë trazirat
(last modified Sat, 13 Apr 2019 18:39:13 GMT )
Prill 13, 2019 20:39 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sudanit: Nuk do lejojmë trazirat

Udhëheqësit e grushtshtetit ushtarak në Sudan i paralajmëruan protestuesit se do të kenë “zero tolerancë” ndaj trazirave.

Një zëdhënës tha se ushtria nuk kërkon pushtet dhe se e ardhmja e Sudanit do të vendoset nga protestuesit, por shtoi se ushtria do ta ruajë rendin publik. Protestuesit vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grushtshtetit janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir. Ushtria tha se nuk do ta ekstradojë Bashirin për akuzat për krime lufte. Bashir është subjekt i dy urdhërarresteve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime. Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008. Bashir i mohon këto akuza. Megjithatë, sipas Këshillit Ushtarak, i krijuar pas grushtshtetit, ai mund të gjykohet në Sudan. Bashir – një nga udhëheqësit që ka shërbyer më së gjati, përkatësisht nga viti 1989 – u përmbys të enjten dhe tani është në paraburgim. Rënia e tij pasoi disa muaj trazira që filluan në dhjetor, për shkak të rritjes së çmimeve. Së paku 38 vetë u vranë në protesta.

 

Tags