Trillimet e ambasadorit francez në Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87178-trillimet_e_ambasadorit_francez_në_uashington
Ambasadori i Francës në Uashington ka pretenduar se pas përfundimit të afatit të marrëveshjes bërthamore, Irani nuk e ka të lejuar që të nisë pasurimin e uraniumit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2019 03:45 Europe/Tirane
  • Trillimet e ambasadorit francez në Uashington

Ambasadori i Francës në Uashington ka pretenduar se pas përfundimit të afatit të marrëveshjes bërthamore, Irani nuk e ka të lejuar që të nisë pasurimin e uraniumit.

Gerard Araud, gjithashtu pretendoi se Irani është i detyruar që në bazë të traktatit NPT dhe nën inspektimet ndërkombëtare të tregojë se aktiviteti i tij bërthamor është paqësor. Ambasadori i Francës në Uashington tha se Rusia garanton nevojat me karburant bërthamor për centralin e Bushehrit dhe për këtë arsye nuk ekziston ndonjë shkas që Irani pas përfundimit të afatit të marrëveshjes bërthamore të ndërmarrë hapa për pasurimin e uraniumit. Trillimet dhe iluzionet e ambasadorit francez në Amerikë bëhen në kohën kur KS i OKB pas përfundimit të afatit të marrëveshjes bërthamore, pasurimin e uraniumit e njeh si të drejtë të Iranit. ANEA deri tani në shumë raporte të saj ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Vendet evropiane pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore kanë premtuar për garantimin e interesave ekonomike të Iranit por deri tani ata nuk kanë arritur të hedhin hapa konkretë në këtë drejtim. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.