Kryeministri spanjoll ashpërson pozicionin e tij ndaj Katalonjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87194-kryeministri_spanjoll_ashpërson_pozicionin_e_tij_ndaj_katalonjës
Vetëm dy javë para zgjedhjeve kombëtare, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është zotuar se do të veprojë “me forcë” kundër çdo përpjekjeje të separatistëve katalanas për të shpallur pavarësinë nga Spanja, siç bën më 2017.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2019 15:59 Europe/Tirane
  • Kryeministri spanjoll ashpërson pozicionin e tij ndaj Katalonjës

Vetëm dy javë para zgjedhjeve kombëtare, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është zotuar se do të veprojë “me forcë” kundër çdo përpjekjeje të separatistëve katalanas për të shpallur pavarësinë nga Spanja, siç bën më 2017.

Tentimi i dështuar i Katalonjës për t’u ndarë nga Spanja dhe qasja e Madridit zyrtar karshi këtij rajoni, është bërë temë përcaktuese për zgjedhjet që pritet të mbahen më 28 prill, në të cilat, sipas sondazheve, një koalicion i partive të krahut të djathtë dhe partitë sindikale mund të marrin shumicën e ulëseve në Parlament. Nëse shohim se ligjet dhe Kushtetuta, ose statusi autonom i Katalonjës sërish shkelen, qeveria që unë udhëheq do të veprojë me forcë dhe proporcion kundër çdo sfide”, tha Sanchez për të përditshme Hoy, transmeton Reuters. Nëse një gjë e tillë ndodh, Sanchez sugjeroi se ai mund marr në dorë pushtetin në Katalonjë, ashtu siç kishte vepruar ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili mori përsipër udhëheqjen e qeverisë rajonale, gjatë krizës më 2017, kur ky rajon shpalli njëanshëm pavarësinë. “Është nen i Kushtetutës dhe ne jemi një Qeveri që e respektojmë Kushtetutën dhe do të sigurohemi për këtë”, tha Sanchez, kur u pyet nëse do të përdorte fuqitë që ia jep neni 155 i Kushtetutës, për të marrë përsipër qeverisjen e rajonit të Katalonjës.