Flota ruse e Detit të Zi intercepton një destrojer amerikan
(last modified Mon, 15 Apr 2019 19:19:02 GMT )
Prill 15, 2019 21:19 Europe/Tirane
  • Flota ruse e Detit të Zi intercepton një destrojer amerikan

Flota ruse e Detit të Zi ka interceptuar një destrojer amerikan, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, marina amerikane në Evropë tha në një deklaratë se aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj përcjellës po lundronin drejt flotës së gjashtë të Marinës së SHBA. Flota e gjashtë e marinës amerikane komandon forcat detare amerikane në Evropë dhe në brigjet perëndimore të Afrikës. Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi të hënën (15 prill) se forcat detare ruse në Detin e Zi po monitoronin vazhdimisht destrojerin e SHBA USS Ross, i cili hyri në Detin e Zi të dielën, më 14 prill. Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, destrojeri ishte interceptuar sapo arriti në këtë det ku monitorohet vazhdimisht nëpërmjet pajisjeve radiofonike bregdetare të flotës ruse. Sipas njoftimit të marinës ruse, luftanija Vasily Baykov dhe luftanija zbuluese Ivan Kurs, janë përgjegjës për monitorimin e luftanijeve amerikane në Detin e Zi.

 

Tags