Djegia e katedrales Notre Dame në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87230-djegia_e_katedrales_notre_dame_në_francë
E gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga Katedralja e Notre Dame në Paris, e cila mbrëmjen e kësaj të hëne u shkrumbua nga flakët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 16, 2019 07:56 Europe/Tirane
  • Djegia e katedrales Notre Dame në Francë

E gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga Katedralja e Notre Dame në Paris, e cila mbrëmjen e kësaj të hëne u shkrumbua nga flakët.

Ndërkohë që Presidenti Macron e trajton ngjarjen si emergjencë kombëtare, udhëheqësit e huaj dërguan mesazhet solidarizuese me popullin francez. Presidenti i SHBA, Donald Trump shkruante në Twitter: "Është vërtet e tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris, ndoshta duhen përdorur çisterna me ujë nga ajri. Duhet vepruar shpejt!” Zonja e parë e SHBA, Melania Trump shkruante: "Më dhemb zemra për popullin e Parisit kur shoh zjarrin në katedralen Notre Dame. Lutem për sigurinë e secilit ". Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja britanik Theresa May thanë se mendimet e tyre ishin me popullin francez. Merkel e quajti katedralen një "simbol të Francës dhe kulturës sonë evropiane". Vatikani tha se djegia e katedrales kishte shkaktuar "tronditje dhe trishtim" për Selinë e Shenjtë dhe tha se po lutej për zjarrfikësit. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj. Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë beri  thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar degradimin. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163.