Mogherini: Nuk e njohim sovranitetin e izraelit mbi lartësitë Golan
(last modified Wed, 17 Apr 2019 09:12:35 GMT )
Prill 17, 2019 11:12 Europe/Tirane
  • Mogherini: Nuk e njohim sovranitetin e izraelit mbi lartësitë Golan

Shefja e politikës së jashtme të BE ka theksuar se unioni nuk e njeh sovranitetin e izraelit mbi lartësitë Golan.

Në një deklaratë të saj Federika Mogherini tha se qëndrimi i BE lidhur me lartësitë e pushtuara Golan të Sirisë nuk ka ndryshuar. Duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, tha se shpërfillja e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi lartësitë e Golanit nuk ishte "një zgjidhje". Ajo tha gjithashtu se një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën ishte "e vetmja zgjidhje e besueshme dhe reale ... Ne kemi një përgjegjësi për të parandaluar që kjo zgjidhje dy shtetërore të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme", tha shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. "Çdo plan i ardhshëm do të duhet të njohë parametrat e pranuar ndërkombëtarisht duke përfshirë edhe kufijtë e vitit 1967 me këmbime të pranuara reciprokisht dhe statusin e Jerusalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy shteteve", vuri në dukje Federika Mogherini.

Tags