Turqia krijon një mekanizëm tregtar me Iranin
Për të anashkaluar sanksionet e SH.B.A., ministrja e jashtme turke tha se një mekanizëm i ri tregtar, si Instex, po krijohet me Iranin.
Sipas Reuters, "Mevlut Çavushoglu" në një konferencë të përbashkët të shtypit me homologun e tij iranian Muhamed Xhavad Zarif, përsëriti kundërshtimin e Turqisë ndaj sanksioneve amerikane kundër Iranit, duke shtuar se Ankaraja dhe Teherani duhet të vazhdojnë të rrisin tregtinë dypalëshe për arritjen e objektivit prej 30 miliardë dollarësh shkëmbime tregtare në vit që është trefishi i madhësisë së tregtisë aktuale. Në tetor 2017, bankat qendrore të Iranit dhe Turqisë ranë dakord të përdorin monedhat kombëtare pas përdorimit të euros për shkëmbime tregtare. Franca, Gjermania dhe Britania kanë nisur kohët e fundit një mekanizëm tregtar të quajtur INSTEX, sipas të cilit tregtia midis Iranit dhe vendeve evropiane do të vazhdojë pa përdorimin e dollarit amerikan. "Ministri i jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, e quajti iniciativën evropiane të Instex-it si një hap paraprak, duke thënë se evropianët duhet të punojnë akoma më shumë për të përmbushur angazhimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se evropianët nuk duhet të imagjinojnë se Republika Islamike e Iranit do t’i presë ato.