Gjermania ashpërson rregullat e dëbimit të të huajve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87293-gjermania_ashpërson_rregullat_e_dëbimit_të_të_huajve
Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai parashikon që të lehtësohet arrestimi i personave me detyrim për t'u larguar nga Gjermania.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2019 09:44 Europe/Tirane
  • Gjermania ashpërson rregullat e dëbimit të të huajve

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai parashikon që të lehtësohet arrestimi i personave me detyrim për t'u larguar nga Gjermania.

Në rrugë këtë projekt e vuri Ministria Federale e Brendshme nën drejtimin e Horst Seehoferit (CSU). Projekti i tij parashikon që në të ardhmen të jepen shumë më pak para për të huaj, të cilët janë njohur në një shtet tjetër të BE si refugjatë.

“Shërbimet për ta reduktohen si të thuash në biletën e kthimit”, tha zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar Unionist, Thorsten Frei pas mbledhjes së kabinetit në Berlin, raporton DW.

Veç kësaj do të zgjerohen mundësitë që personat e detyruar për t’u kthyer të arrestohen, para kthimit të planifikuar. Një ndryshim i parakushteve për një rrezik të supozuar arratie do të bëjë të mundur që arresti të mund të zbatohet më lehtë.

Meqenëse në Gjermani, për momentin ka vetëm 490 vende arresti për të huajt që duhet të largohen me detyrim nga Gjermania, Seehoferi do të lejojë deri në vitin 2022 që këta persona t’i fusin edhe në burgje të rregullta - por të ndarë megjithatë në mënyrë strikte nga të arrestuarit nën burgim hetimor dhe nga të arrestuarit e dënuar për vepra penale.

Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, në vitin 2018 për herë të parë dështuan më shumë përpjekje për kthim me detyrim se sa u arrit të kthehen persona. 31.000 dëbime të caktuara nuk u kryen dot vitin e kaluar, vetëm 26.000 u zbatuan, deklaroi Seehoferi. Kjo është një situatë, të cilën një ministër i Brendshëm nuk mund ta pranojë, deklaroi Seehoferi.