Ndalohet organizimi i protestave përreth kishës Notre Dame
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87313-ndalohet_organizimi_i_protestave_përreth_kishës_notre_dame
Qeveria franceze e ka shpallur të ndaluar organizimin e protestave sidomos të jelekverdhëve përreth zonës ku ndodhet kisha Notre Dame.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2019 07:37 Europe/Tirane
  • Ndalohet organizimi i protestave përreth kishës Notre Dame

Qeveria franceze e ka shpallur të ndaluar organizimin e protestave sidomos të jelekverdhëve përreth zonës ku ndodhet kisha Notre Dame.

Hetuesit besojnë se djegia e Katedrales Notre-Dame në Paris u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik. Një zyrtar francez i policisë gjyqësore tha se hetuesit punuan gjatë për të zbuluar ku nisën flakët, pavarësisht se nuk kishin ende leje për të hyrë në kishë për arsye sigurie, shkruan DailyMail. Zyrtari, i cili foli anonimisht, tha se monumenti ende po konsolidohet me dërrasa druri për të siguruar disa pjesë të brishta të mureve. Vetëm pasi të jetë plotësisht i sigurt, hetuesit do të lejohen të shikojnë më nga afër në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi shkaktarin e zjarrit. Katedralja e Notre-Dame u dogj në fillim të kësaj jave (15 prill 2019). Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike,  850 vjeçare, përfshirë dy kullat e saj, ndërsa maja dhe çatia iu shembën. Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, ndërsa flakët u shuan plotësisht pas 15 orësh.