Demokratët e Amerikës paraqesin plan të ri kundër sauditëve
Pas vetos së presidentit të Amerikës kundër rezolutës së Kongresit për ndërprerjen e mbështetjes ushtarake ndaj koalicionit agresor saudit në luftën e Jemenit, demokratët po përgatisin një plan të ri kundër Arabisë Saudite.
Gazeta amerikane “Foreigne Policy” njoftoi se demokratët e Amerikës po shqyrtojnë një plan të ri që përfshinë veprime si sanksionimin e autoriteteve saudite që kanë penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen, reduktimin e buxhetit për mbështetje ushtarake të Amerikës në sulmet e koalicionit saudit kundër Jemenit dhe përkufizimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e martë më 16 prill, për herë të dytë ka përdorur veton kundër planit për ndërprerjen e mbështetjes ushtarake të Amerikës ndaj koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit.
Nancy Pelosy, kryetarja e demokrate e Kongresit të Amerikës, duke kritikuar këtë veprim të presidentit të Amerikës, deklaroi: “Trump po vazhdon ndërhyrjen e turpshme të Amerikës në krizën e Jemenit”.
Arabia Saudite me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Amerikës dhe të disa shteteve të tjera, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt kundër popullit jemenas.