Vritet një gazetare hulumtuese në Irlandën e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87329-vritet_një_gazetare_hulumtuese_në_irlandën_e_veriut
Gjatë protestave të dhunshme në Londonderry të Irlandës së Veriut është vrarë gazetarja 29 vjeçare, Lyra McKee.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 19, 2019 20:58 Europe/Tirane
  • Vritet një gazetare hulumtuese në Irlandën e Veriut

Gjatë protestave të dhunshme në Londonderry të Irlandës së Veriut është vrarë gazetarja 29 vjeçare, Lyra McKee.

Policia është duke e trajtuar rastin si “incident terrorist” dhe dyshon se një grup i disidentëve republikan i quajtur IRA e Re të jetë përgjegjës për vrasjen. Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se vrasja ishte "tronditëse dhe e pakuptimtë". "Zonja McKee ishte një gazetare që vdiq duke bërë punën e saj me kurajo të madhe", shtoi kryeministrja May. Një dëshmitar okularë tha se e ka parë një person të maskuar duke shtënë në drejtim të gazetares, Lyra McKee. McKee ka qenë redaktore në mediumin Mediagazer me bazë në Belfast. Puna e saj si gazetare përfshinte raporte që shtjellonin dekadat e dhunës në Irlandën e Veriut dhe ajo ishte përshkruar si një yll në rritje i gazetarisë hulumtuese. Në një postim të fundit në Twitter ajo e përshkroi konfrontimin midis policisë dhe protestuesve në Irlandën e Veriut si një "çmenduri absolute".