Juncker jep mundësinë e Brexit pa marrëveshje
Jean-Claude Juncker ka deklaruar se për shkak të vendimeve të marra nga parlamenti Anglez, ekziston mundësia e një BREXIT pa marrëveshje.
Kreu i komisionit evropian Jean Claude Juncker tha se do të punohet deri në momentin e fundit për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje, por pranoi se ky duket tani se do të jetë rezultati më i mundshëm. Kryeministrja britanike kërkoi më herët ndihmën e opozitës për të kapërcyer ngërçin dhe kjo ka bërë që të përballet me kritikat e deputetëve të partisë së saj. Sidoqoftë, ajo tha se të gjithë deputetët kanë përgjegjësi për jetësimin e Brexitit. Britania e Madhe duhej të largohej nga blloku më 29 mars, por kryeministrja mundi të merrte miratimin e BE-së për një shtyrje të shkurtër dhe tani, skadenca e radhës është pas disa muajsh dhe pak gjasa ka që të ketë një zhvillim pozitiv deri në datën e caktuar.