Luftimet në Libi kanë lënë të vrarë 220 persona
(last modified Sat, 20 Apr 2019 14:06:36 GMT )
Prill 20, 2019 16:06 Europe/Tirane
  • Luftimet në Libi kanë lënë të vrarë 220 persona

Organizata Botërore e Shëndetësisë sot (të shtunën) në faqen e saj zyrtare në Twitter ka deklaruar se që nga fillimi i luftimeve në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, janë vrarë 220 persona dhe janë plagosur 1066 të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë në faqen e saj në Twitter ka shkruar se grat, fëmijët dhe punëtorët janë në mesin e civilëve që janë vrarë gjatë luftimeve të fundit në Tripoli.

Në vazhdim të raportit të kësaj organizate, shkruhet se luftimet në Libi janë bërë shkak për shpërnguljen e mbi 18 mijë personave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Libisë që të ruajnë qetësinë dhe me veprimet e tyre të mos dëmtojnë më tepër se kaq popullatën civile.

Ekipet e emergjencës dhe ekipet mjekësore të kësaj organizate po vazhdojnë aktivitetin e tyre në spitale të Libisë për të ndihmuar viktimat.

 

Tags