May shpreson në mrekullinë e Pashkëve për çështjen Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87376-may_shpreson_në_mrekullinë_e_pashkëve_për_çështjen_brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May shkon tashmë në pushimin tradicional të pranverës në Parlament, që përfundon të martën pas Javës së Shenjtë, për të luajtur ato pak letra që u mbeten në duar mbi Brexit pas shtyrjes së re fleksibël, por me kusht, të imponuar nga udhëheqësit e te 27-ve në Bruksel.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2019 14:41 Europe/Tirane
  • May shpreson në mrekullinë e Pashkëve për çështjen Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May shkon tashmë në pushimin tradicional të pranverës në Parlament, që përfundon të martën pas Javës së Shenjtë, për të luajtur ato pak letra që u mbeten në duar mbi Brexit pas shtyrjes së re fleksibël, por me kusht, të imponuar nga udhëheqësit e te 27-ve në Bruksel.

Këto janë letrat për t’u luajtur në shanset e një kompromisi me opozitën laburiste të Jeremy Corbyn ose të paktën një copë marrëveshjeje për të kaluar në Westminster – pas një serie të gjatë të dështimeve – ndoshta brenda një kohe shumë të shkurtër të dobishme për të shmangur të panjohurën e një pjesëmarrjeje thuajse të qartë të mbretërisë në votimin evropian.

Shtyrja e përcaktuar nga samiti i BE-së deri më 31 tetor – në afat të shkurtër dhe të gjatë, sipas zgjidhjes së improvizuar natën e rregullimit të ndarjeve ndërmjet Gjermanisë dhe Francës – në fakt në një farë mënyre, e rihap lojën.

Por, e rihap në errësirë, me një skenar të të gjitha opsioneve të mundshme sërish (nga një Brexit më i butë, në hipotezën e shpërbërjes së Dhomës dhe zgjedhjet e parakohshme politike, një referendum apo edhe revokimin e një gjykate për divorc) , dhe të gjitha pasiguritë problematike.

Sipas medieve në të gjithë vendin kjo është një panoramë para së cilës shfaqet kryeministrja konservatore e shënjestruar nga “poshtërimi” i kushedisatë në selinë evropiane.

Me gjithnjë e më shumë hapësirë ​​manovrimi të asfiksuar dhe pa gënjeshtrën e një marrëveshjeje të afërt. Dhe akoma. Në deklaratën e tij pas takimit në Dhomën e Komuneve, May në çdo rast shkon përpara, duke u përqendruar në lodhjen e të tjerëve.

Ajo përsërit se është “shumë e irrituar” sepse ju desh të kërkonte dhe të pranonte shtyrjen e mëtejshme.

Por, ajo thekson se shtyrja deri më 31 tetor është “fleksibël” dhe se e lë Londrën të lirë të largohet në çdo kohë, edhe nëse marrëveshja është ratifikuar. Epilogu që mbetet në sytë e saj është një fakt “me interes kombëtar” dhe njëkohësisht “një detyrë për politikën”, e thirrur “të respektojë rezultatin e referendumit” të vitit 2016.

Dorëheqjet që po i përplasen në fytyrë nga kolegët ultra brexiteers të partisë, siç janë Bill Cash, Mark Francois ose Steve Baker, nuk i bëjnë përshtypje. As edhe kur një nga rebelët Peter Bone, shkon aq larg sa të deklarojë hapur kandidaturën e Boris Johnson për karrigen e saj.

”Nëse nuk do të largohemi nga BE më 29 mars, faji nuk do te jete i imi, por i skifterëve dhe i atyre që ndihmuan ne thellimin e shumicës për marrëveshjen e tërheqjes së arritur me Brukselin që nga nëntori”, u përgjigj ajo, transmeton atsh.