Komediani Zelensky fiton presidencën e Ukrainës
Një komedian pa përvojë politike arriti një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës të dielën, treguan sondazhet, duke i dhënë një goditje të rëndë strukturës politike të vendit.
Volodimir Zelensky, i vetmi rol politik i mëparshëm i të cilit ishte luante presidentin në televizion, mposhti Petro Poroshenkon duke marrë 73 për qind të votave, sipas sondazheve paraprake. Poroshenko humbi në përballjen me yllin televiziv në të gjitha rajonet e vendit, duke përfshirë edhe në perëndim, ku tradicionalisht kishte mbështetje të fortë. Ylli 41-vjeçar i serisë televizive "Shërbëtori i Popullit" tani do të marrë drejtimin e një vendi prej 45 milionë banorësh që përballet me sfida të shumta në platformat më të mprehta politike.