Sudani assesi të stabilizohet pas rrëzimit të Omar al-Bashir
(last modified Tue, 23 Apr 2019 18:19:32 GMT )
Prill 23, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • Sudani assesi të stabilizohet pas rrëzimit të Omar al-Bashir

Janë përshkallëzuar tensionet në Sudan kur ushtria urdhëroi protestuesit të lirojnë rrugët dhe të largojnë barrikadat e vendosura gjatë protestave për rrëzimin e presidentin, Omar al-Bashir.

Urdhri nga ushtria u bë një ditë pasi u ndërprenë bisedimet mes protestuesve dhe këshillit ushtarak që udhëheq me Sudanin, pas rrëzimit të presidentit Bashir më 11 prill. Protestuesit pezulluan bisedimet duke thënë se këshilli nuk i ka përmbushur kërkesat e tyre për një transferim të menjëhershëm të pushtetit te një qeveri civile. Mijëra qytetarë u mblodhën sërish në pjesë të ndryshme të vendit. Pas 30 vjetësh në pushtet presidenti, Omar al-Bashir u përmbys dhe u arrestua nga ana e ushtrisë. Në Sudan u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe këshilli ushtarak që mori pushtetin tha se tranzicioni do të zgjasë 2 vjet e më pas do të mbahen zgjedhjet e reja. Mirëpo, protestuesit vazhduan të qëndrojnë në rrugë duke kërkuar formimin e menjëhershëm të një qeverie civile pasi, siç kanë thënë, këshilli ushtarak është pjesë e strukturave të kaluara që kanë udhëhequr Sudanin.

 

Tags