Putin dhe Kim Jong Un takohen më 25 prill
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87439-putin_dhe_kim_jong_un_takohen_më_25_prill
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, njoftoi zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Putin dhe Kim Jong Un takohen më 25 prill

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, njoftoi zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov.

"Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean", tha Ushakov. Takimi do të realizohej në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t'iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut. Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.