Kim Jung-un arrin në Rusi
Lideri i Koresë së Veriut ka arritur në Rusisë ku nesër pritet të diskutojë me autoritetet e Rusisë lidhur me marrëdhëniet dypalëshe.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më 25 prill do të takohen në qytetin rus Vladivostok. Këshilltari për Politikë të Jashtme i Kremlinit, Yuriy Ushakov, në një deklaratë për gazetarët dha informacione në lidhje me takimin e planifikuar mes Putin dhe Kim. "Presidenti ynë dhe lideri verikorean Kim Jong-un, i cili do ta vizitojë vendin tonë, më 25 prill do të takohen në Vladivostok", u shpreh ai. akimi do të realizohej në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t'iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut. Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.