Meksika ndalon qindra migrantë gjatë bastisjeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87461-meksika_ndalon_qindra_migrantë_gjatë_bastisjeve
Meksika ka ndaluar afër 400 migrantë të Amerikës Qendrore, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për të kaluar kufirin me Shtetet e Bashkuara, kanë thënë zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2019 15:47 Europe/Tirane
  • Meksika ndalon qindra migrantë gjatë bastisjeve

Meksika ka ndaluar afër 400 migrantë të Amerikës Qendrore, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për të kaluar kufirin me Shtetet e Bashkuara, kanë thënë zyrtarët.

Operacioni i së hënës në shtetin Çiapas ka shënjestruar rreth 3,000 migrantë, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Kjo njëherësh është thënë se ka qenë bastisja më e madhe e njerëzve në të ashtuquajturit karavanë. Zyrtarët kanë thënë se personat e ndaluar kanë refuzuar që të aplikojnë për viza. Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit të shtetit. Kohën e fundit është vërejtur një rritje e burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala, për t’iu drejtuar kufirit me SHBA-në. Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar migrantët pa dokumente.