BE dënon ekzekutime me vdekje në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87470-be_dënon_ekzekutime_me_vdekje_në_arabinë_saudite
BE me anë të një deklarate ka dënuar ekzekutimin me vdekje të 37 personave në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2019 03:37 Europe/Tirane
  • BE dënon ekzekutime me vdekje në Arabinë Saudite

BE me anë të një deklarate ka dënuar ekzekutimin me vdekje të 37 personave në Arabinë Saudite.

Në deklaratën e lëshuar nga BE thuhet e ky veprimi regjimit Al Saud dëshmon për veprimtarinë negative të Arabisë Saudite. Michelle Bachelet komisare për të drejtat e njeriut pranë OKB ditën e mërkurë gjithashtu dënoi ekzekutimet me vdekje në Arabinë Saudite. Organizata Amnesty International gjithashtu ka deklaruar se ekzekutimi me vdekje i një grup njerëzisht në Arabin Saudite tregon se për regjimin Al Saud jeta e njeriut nuk ka vlerë dhe se ky regjim vendimin me vdekje e përdor si mjet politik për të shtypur kundërshtarët. Ministria e brendshme e Arabisë Saudite thotë se ka ekzekutuar 37 vetë në një ditë të vetme "në lidhje me krimet e terrorizmit", si një goditje e radhës e Princit të Kurorës Muhamed bin Selman kundër aktivistëve pro-demokracisë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe intelektualëve. E përditshmja Okaz në gjuhën arabe, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ministria në fjalë, dënimi me vdekje u zbatua të martën "mbi disa të akuzuar për shkak të ideologjive terroriste ekstremiste dhe formimin e qelizave terroriste për të korruptuar dhe shkatërruar sigurinë si dhe përhapjen e kaosit dhe provokimin e grindjeve sektare". Deklarata shtoi se ekzekutimet u zhvilluan në kryeqytetin Riad, qytetet e shenjta myslimane Mekë dhe Medinë, provincën qendrore Kasimi, provincën lindore të Asirit. Të dënuarit ishin të gjithë shtetas sauditë.