Kim Jong Un ka nevojë për garanci ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87499-kim_jong_un_ka_nevojë_për_garanci_ndërkombëtare
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se liderit të Koresë së Veriut i nevojitet garantimi i sigurisë ndërkombëtare për të ndaluar programin e tij bërthamor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2019 03:53 Europe/Tirane
  • Kim Jong Un ka nevojë për garanci ndërkombëtare

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se liderit të Koresë së Veriut i nevojitet garantimi i sigurisë ndërkombëtare për të ndaluar programin e tij bërthamor.

Kjo garanci  do të duhej të ofrohet brenda një kuadri shumëkombësh, shtoi ai, pas bisedimeve p në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë. Kim e ka vlerësuar takimin si ‘shkëmbim kuptimplotë’. Putin tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte mjaft i hapur dhe se kanë biseduar lirshëm për të gjitha çështjet që ishin në agjendë. Ky takim vjen pas  bisedimeve midis SHBA dhe Koresë së Veriut në shkurt, kur Kim Jong Un  takoi Presidentin e SHBA Donald Trump në kryeqytetin vietnamez Hanoi.