Sudanezët protestojnë kundër Abdulfetah Al-Sisi
(last modified Fri, 26 Apr 2019 13:04:23 GMT )
Prill 26, 2019 15:04 Europe/Tirane
  • Sudanezët protestojnë kundër Abdulfetah Al-Sisi

Me qindra qytetarë sudanezë kanë dënuar ndërhyrjen e presidentit egjiptian Abdul-Fetah Al-Sisi në çështjet e brendshme të Sudanit.

Faqja informative “Al-Arabi Jadid” njoftoi se me qindra protestues sudanezë ditën e enjte kanë protestuar kundër ndërhyrjeve të presidentit egjiptian Abdulfetah Al-Sisi në çështjet e brendshme të vendit të tyre duke u mbledhur para ambasadës së Egjiptit në Khartum.

Përdoruesit e rrjeteve sociale gjithashtu kanë publikuar video të protestuesve duke hedhur slogane përpara ambasadës së Egjiptit në Khartum.

Presidenti egjiptian ditën e martë në takimin e Kajros që u zhvillua me pjesëmarrjen e krerëve të vendeve arabe, ka kërkuar nga Unioni i Afrikës që në vend të 15 ditëve t’i japë këshillit ushtarak të Sudanit 90 ditë afat në mënyrë që ky këshill të mund të krijojë kushtet për transferimin e demokratik të pushtetit dhe ky propozim u miratua.

Tags