Nisin sanksionet kundër naftës së Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87622-nisin_sanksionet_kundër_naftës_së_venezuelës
Qeveria e presidentit Trump duke përdorur mjete ekonomike kundër qeverisë majtiste të Nikolas Maduro, ka vendosur sanksione ndaj naftës së Venezuelës dhe ka kërcënuar me përdorimin e forcës ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2019 05:18 Europe/Tirane
  • Nisin sanksionet kundër naftës së Venezuelës

Qeveria e presidentit Trump duke përdorur mjete ekonomike kundër qeverisë majtiste të Nikolas Maduro, ka vendosur sanksione ndaj naftës së Venezuelës dhe ka kërcënuar me përdorimin e forcës ushtarake.

Përfaqësuesi i Amerikës për çështjet e Venezuelës ka thënë se Uashingtoni ka nisur bisedimet me tregtarët e naftës dhe qeveritë për të ndaluar blerjen e naftës së Venezuelës. Elliott Abrams gjithashtu pretendoi se është projektuar një plan me disa masa si sanksione dhe embargo ekonomike për të ushtruar presione ndaj qeverisë së Venezuelës, plan i cili i është dorëzuar Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit. Më herët, Abrams kishte deklaruar se në ditët në vazhdim Amerika do të vendosë sanksione të reja kundër Venezuelës. Amerika mbështet opozitën në Venezuelë për të rrëzuar qeverinë me grusht shteti. Që nga nisja e krizës në Venezuelë, qeveria amerikane ka vendosur disa herë sanksione kundër sektorit naftor të këtij vendi. Sanksionet e fundit të Amerikës përfshinë kompanive e Venezuelës dhe 9 anije të këtij vendi. Ndërkohë presidenti legjitim i Venezuelës, Nikolas Maduro, pasi i ka quajtur të jashtëligjshme sanksionet amerikane kundër bankës qendrore, ka dënuar të tilla veprime të Uashingtonit. Amerika prej disa javës po mbështet kundërshtarët e qeverisë së Venezuelës me qëllim organizimin e një grushti shteti kundër saj. Juan Guaido, kreu i opozitës së qeverisë së Venezuelës më 23 janar me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe të disa aleatëve të saj, veten e shpalli si president të përkohshëm të këtij vendi. Këtë veprim qeveria dhe populli i Venezuelës e quajti grusht shteti kundër Nikolas Maduro, presidentit të zgjedhur nga populli venezuelas. Kriza në Venezuelë nisi më 10 janar 2019 njëkohësisht me datën e betimit të Nikolas Maduro i cili fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale por që u kundërshtuar nga opozitarët. Fillimi i mandatit të dytë presidencial të Maduros më 10 janar të vitit 2019, ka qenë një kthesë e madhe në shtimin e protestave në Venezuelë. Njëkohësisht me organizimin e ceremonisë së betimit të Nikolas Maduro, Amerika e akuzoi atë për ambicie për pushtet dhe deklaroi se nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e re të tij. Pas marrjes së qëndrimit të Uashingtonit dhe aleatëve të tij, Juan Guaido (35 vjeçar) nga opozitare ekstremiste "Vendosmëria Popullore" i cili mbanë kryesinë e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, në deklaratë të pazakontë, e shpalli të paligjshme mandatin presidencial të Nikola Maduro dhe kërkoi nga ushtria e këtij vendi që të mbështesë përpjekjet e tij për ta rivendosur demokracinë në Venezuelë. Guaido më 23 janar e shpalli veten president të Venezuelës dhe bëri betimin si president i shtetit, veprim ky që u mirëprit nga Amerika dhe aleatët e saj dhe ata e njohën zyrtarisht atë si president të Venezuelës. Amerika që nga viti 1999 kur Hugo Çavez morri pushtetin dhe u bë president i Venezuelës, ka ndjekur një qasje politike të përballjes, dobësimit dhe rrëzimit të qeverisë majtiste të Venezuelës. Në realitet idealet anti-kolonializëm dhe liridashëse të qeverisë majtiste të Çavez dhe Maduros nga njëra anë dhe nga ana tjetër pasuria dhe resurset e mëdha të naftës së këtij vendi, është bërë shkak që Uashingtoni nëpërmjet rrugëve të ndryshme si mbështetja ndaj opozitarëve të brendshëm të Maduros dhe mobilizimi i organizatave dhe institucioneve rajonale, ka synuar rrëzimin e presidentit Maduro dhe vendosjen e një qeverie djathtiste dhe të varur për perëndimin.