OKB paralajmëron për vazhdimin e sulmeve në vendbanimet civile në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87661-okb_paralajmëron_për_vazhdimin_e_sulmeve_në_vendbanimet_civile_në_libi
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar në lidhje me vazhdimin e sulmeve në vendbanimet civile në Libi që është bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes së jetës së civilëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2019 15:25 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për vazhdimin e sulmeve në vendbanimet civile në Libi

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar në lidhje me vazhdimin e sulmeve në vendbanimet civile në Libi që është bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes së jetës së civilëve.

Michelle Bachelet, përgjegjësja e UNHCR-s për çështje humanitare deklaroi se jeta mijëra personave por përballet me rreziqe të mëdha  si pasojë e luftimeve të brendshme në Libi.

Michelle Bachelet ka shprehur shqetësime serioze për jetën e mijëra civilëve që janë ngujuar në zonat e luftimeve në Tripoli, kryeqytetin e Libisë dhe ka theksuar: “Disa prej këtyre civilëve aktualisht po përballen me mungesë të madhe të ujit dhe ushqimit”.

Komisariarja e lartë e OKB gjithashtu ka paralajmëruar se në bazë të raporteve, mësohet se një pjesë e civilëve janë detyruar të bashkëpunojnë me grupet militante dhe të punojnë për ata me qëllim që të kontrollojnë zonat e pushtuara nga ata.

Michelle Bachelet ka kërkuar të vendoset një armëpushim urgjent me qëllim që të largohen civilët nga zonat e luftës dhe për të rifilluar dialogu politik mes grupeve në Libi.