Protesta të gjera në Sudan
(last modified Fri, 03 May 2019 11:07:59 GMT )
May 03, 2019 13:07 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera në Sudan

Protestat e gjera të qytetarëve të Sudanit janë organizuar me ftesën e koalicioni të quajtur “Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit” me kërkesë të dorëzimit të menjëhershëm të pushtetit te subjektet civile.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se protestat e gjera të qytetarëve sudanezë që u zhvilluan ditën e premte nga qytetarët sudanezë në Kahrtum, kryeqytetin e këtij vendi, me sloganin sloganin “Protesta me miliona qytetarëve për shtet civil”, kanë për qëllim të kërkojnë nga Këshilli Ushtarak që sa më shpejtë të dorëzojë pushtetin te subjektet civile.

Koalicioni i forcave për liri dhe ndryshim ditën e enjte ka kërkuar nga qytetarë e Sudanit që të marrin pjesë në protestën e gjerë dhe të insistojnë në realizimin e kërkesave të tyre.

Forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugën e kryeqytetit që çonin drejt pallatit presidencial pasi kishin marrë disa informacione se protestuesit synojnë të shkojnë në drejtim të pallatit presidencial.

Sudanezët aktualisht janë të shqetësuar për këtë se pavarësisht formimit të një këshilli qeverisës të përbërë nga ushtarakët dhe opozitarët, përsëri gjeneralët ushtarakë synojnë të mbesin në pushtet.

 

Tags