Gutteres në ndjekje të politikës së Trump, kërkon çarmatosjen e Hezbullohaut!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i87718-gutteres_në_ndjekje_të_politikës_së_trump_kërkon_çarmatosjen_e_hezbullohaut!
Sekretari i përgjithshëm i OKB me publikimin e një raporti, ka kërkuar çarmatosjen e Hezbullahut të Libanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 04, 2019 14:03 Europe/Tirane
  • Gutteres në ndjekje të politikës së Trump, kërkon çarmatosjen e Hezbullohaut!

Sekretari i përgjithshëm i OKB me publikimin e një raporti, ka kërkuar çarmatosjen e Hezbullahut të Libanit.

Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, me publikimin e një raporti, ka deklaruar se prania e Hezbullahut të Libanit në luftën e Sirisë e vë nën pikëpyetje politikën e Libanit për të qenë i paanshëm në zhvillimet e rajonit.

Gutteres në këtë raport gjithashtu ka thënë: “Unë përsëri kërkoj nga Hezbullahu dhe grupet e tjera që në bazë të marrëveshjes së Taifit dhe rezolutës 1559, të vetëpërmbahen nga kryerja e çfarëdo lloj aktiviteti ushtarak brenda dhe jashtë Libanit”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB në pjesën tjetër të këtij raporti gjithashtu ka thënë: “Ky realitet që Hezbullahu akoma posedon armatime të cilat janë jashtë kontrollit të qeverisë së Libanit, është shqetësuese”.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga qeveria e Libanit që të mos lejojë Hezbullahun të posedojë armë të tjera.