Gutteres në ndjekje të politikës së Trump, kërkon çarmatosjen e Hezbullohaut!
Sekretari i përgjithshëm i OKB me publikimin e një raporti, ka kërkuar çarmatosjen e Hezbullahut të Libanit.
Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, me publikimin e një raporti, ka deklaruar se prania e Hezbullahut të Libanit në luftën e Sirisë e vë nën pikëpyetje politikën e Libanit për të qenë i paanshëm në zhvillimet e rajonit.
Gutteres në këtë raport gjithashtu ka thënë: “Unë përsëri kërkoj nga Hezbullahu dhe grupet e tjera që në bazë të marrëveshjes së Taifit dhe rezolutës 1559, të vetëpërmbahen nga kryerja e çfarëdo lloj aktiviteti ushtarak brenda dhe jashtë Libanit”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB në pjesën tjetër të këtij raporti gjithashtu ka thënë: “Ky realitet që Hezbullahu akoma posedon armatime të cilat janë jashtë kontrollit të qeverisë së Libanit, është shqetësuese”.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga qeveria e Libanit që të mos lejojë Hezbullahun të posedojë armë të tjera.